Lajme

Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Ferizaj, i gjendet një sasi marihuane

03/11/2026 09:04
nga:Y I

Policia e Kosoëvs ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë në Ferizaj, për veprën penale “posedim i paautorizuar i narkotikëve”.

Bazuar në njoftimin zyrtar, në banesën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: 34,44 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë të vendosur nëpër qese plastike, një mulli për bluarje të marihuanës, dy pako letra për mbështjellje të marihuanës, një telefon mobil dhe para të gatshme.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.