Lajme

Arrestohet shtetasi i huaj në Prishtinë, policia tregon se çka vodhi ai

12/14/2025 08:52
nga:Genita C

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka vjedhur në një lokal një telefon, një llaptop, 18 palë këpucë, 5 çanta dhe 15 shishe alkooli.

Shtetasi i huaj është dërguar në mbajtje.

“VJEDHJE E RËNDË- Prishtinë / 12-13.12.2025 – 20:00-07:14. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, pasi që i njëjti ka vjedhur në një lokal një telefon, një llap top, 18 palë këpucë, 5 çanta, 15 shishe alkooli. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”