Lajme

Arrestohet qytetari në Istog, e rrahu dhe tentoi ta dhunoj një mashkull

09/28/2022 09:47
nga:Genita C

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Istog.

I njëjti është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka tentuar ta dhunoj viktimën mashkull.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti raportohet të ketë ndodhur me datën 26 të këtij muaji rreth orës 15:00.