Lajme

Arrestohet prishtinasja, pas një zënke verbale rrahi bashkëjetuesin e saj

11/28/2024 09:04
nga:N K

Një prishtinase arrestohet nga Policia e Kosovës, pasiqë e njejta pas një zënke verbale që kishte pasur me bashkëjetuesin e saj, e kishte sulmuar fizikisht.

Sipas raportit 24-orësh të PK-së, e dyshuara me vendim të prokurorit më pas është liruar.

Rasti vazhdon me procedurë të rregullt.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta pas një zënke verbale që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar, me të cilin ishte duke bashkëjetuar dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur. Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport, përcjell GazetaBlic.