Lajme

Arrestohet prishtinasi, e ngacmonte vazhdimisht ish-të dashurën

02/09/2023 09:36
nga:Astrit Gashi

Është arrestuar i dyshuari pasi që në vazhdimësi ka ngacmuar ish-të dashurën e tij në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Demir Vitija’, dje rreth orës 20:00.

Sipas Policisë tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.