Lajme

Arrestohet prishtinasi, e kërcënoi një person me vdekje në prezencë të policisë

06/26/2022 09:37
nga:G B

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka kërcënuar me vdekje një tjetër në prezencë të policisë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale, në prezencën e policisë ka kanosur me vrasje viktimën mashkull kosovar”m thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.