Sporti

Arrestohet presidenti i Federatës, akuzohej më herët për korrupsion e pastrim parash

10/26/2023 22:38
nga:Mergim Rreci

Ministria e Rinisë dhe Sporteve Tuniziane njoftoi arrestimin e presidentit të federatës së futbollit të vendit, Wadie Jary. Bëhet fjalë për një ankesë gjyqësore të paraqitur nga vetë ministria, në lidhje me pretendimin për paligjshmërinë e një kontrate të nënshkruar mes federatës dhe një drejtuesi teknik.

Presidenti i zgjedhur në vitin 2012 ka qenë tashmë objektiv i hetimeve në të kaluarën, në procese që kanë të bëjnë me rezultate të mundshme të manipuluara, pastrim parash dhe korrupsion.

Shtypi vendas gjithashtu i bën jehonë mosmarrëveshjeve të thella me ministrin e Rinisë dhe Sporteve, Kamel Deguich