Personi që e qëlloi me telefon në fytyrë Bebe Rexhën thuhet se është arrestuar.
33 vjeçarja ishte duke kënduar në kuadër të turneut të saj “Best F’n Night Of My Life”, kur ajo u godit në fytyrë nga një telefon.
Në momentin kur ndodhi incidenti, Bebe ishte duke interpretuar dhe duke u drejtuar drejt pjesës së përparme të skenës e duke bërë shqiponjën me duar.
Në një video të re, personi që e qëlloi me telefon shihet duke biseduar me sigurimin, e më pas duke e larguar nga turma. Në atë moment, fansat po bërtisnin duke iu drejtuar se ishte një sulm kundrejt yllit të famshëm.
Mjekët po ashtu u shfaqën menjëherë dhe i dhanë trajtimin e duhur ndonëse thuhet se Bebes i është dashur të bënte tri qepje si pasojë e këtij incidenti.