Qytetari me inicialet M.F. është arrestuar më 25 mars, pasi e kishte kanosur një të mitur.
Në njoftimin e policisë thuhet se gjatë zhvillimit të hetimeve dhe veprimeve operative është arritur tek informacioni se i dyshuari ka në posedim armë të zjarrit.
“Me leje të Prokurorit të Shtetit është realizuar kontrolle në shtëpinë e të dyshuarit ku është konfiskuar një pushkë gjuetie e kalibrit GA-12 mm dhe dy fishekë të kalibrit 12 mm, të cilat do të përdorën dëshmi për gjykatën”.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘Kanosje’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontrolle dhe posedim të pa autorizuar të armës’, rast i cili do të përcillet në Prokurorinë Themelore”, thuhet në njoftim.