Është arrestuar njëri nga të dyshuarit për rastin e grabitjes së një institucioni mikrofinanciar gjatë ditës në rrugën “Enver Maloku”në Prishtinë.
Kjo është konfirmuar për GazetaBlic, zëdhënësja e policisë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 12:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Enver Maloku”në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se dy persona të dyshuar/maskuar nën kërcënim të armës kanë grabitur një shumë parash”, tha Ahmeti.
Tutje, Ahmeti thotë se Policia po kryen veprimet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.
Sipas Ahmetit, i dyshuar aktualisht po intervistohet, përderisa hetuesit janë në kërkim të personit të dytë, të cilin tashmë e kanë identifikuar.
Personat e njëjtë dyshohet të jenë të përfshirë edhe në grabitjen e armatosur që ndodhi ditë më parë në rrugën “Agim Ramadani”në Prishtinë
“INFORMACION SHTESË:
Reagimi i shpejtë i zyrtarëve nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme, që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, ka rezultuar me arrestimin e njërit prej personave të dyshuar vetëm pak minuta pas raportimit të rastit.
Personi i dyshuar aktualisht po intervistohet, përderisa hetuesit janë në kërkim të personit të dytë, të cilin tashmë e kanë identifikuar.
Personat e njejtë dyshohet të jenë të përfshirë në grabitjen e armatosur që ndodhi me datën 17 janar 2025, në rrugën “Agim Ramadani”në Prishtinë”, theksoi Ahmeti.