Lajme

Arrestohet një zyrtar policor i dyshuar për dhunë në familje

10/20/2025 12:30
nga:N K

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar mbrëmë një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.

IPK kishte pranuar informacione dje në orët e pasdites lidhur me dyshimin së një zyrtar policor në Prizren ka kryer veprën penale dhunë në familje.

Polici i arrestuar është ndaluar për 48 orë dhe suspenduar nga puna.

“Pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar nga Policia e Kosovës me rekomandim të IPK-së”, thuhet në komunikatë.