Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në pik-kalimin kufitar të Vermicës nën dyshimin për dhënie ryshfeti, shkruan GazetaBlic.
Sipas raportit policiorë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, derisa rasti i nënshtrohet procedurave të mëtejme.
“PKK. Vermicë/ 24.12.2024-09:10. Lidhur me rastin e lartcekur është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, derisa rasti i nënshtrohet procedurave të mëtejme”, thuhet në raportin e Policisë.