Lajme

Arrestohet një shtetas i Serbisë, dyshohet për sulm ndaj një personi

08/05/2026 10:26
nga:L J

Një shtetas i Serbisë është arrestuar më katër gusht në Leposaviq,pasi sipas Policisë së Kosovës i njëjti nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar një person tjetër, shtetas të Kosovës.

Në njoftimin e policisë thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raport.