Një shtetas i Serbisë është arrestuar sot rreth orës 12:00 në pikë kalimin kufitar në Merdar.
“Sot, më 21.12.2021, rreth orës 12:00, në Pikën e Kalimit Kufitar Merdare, në hyrje për në Republikën e Kosovës, gjatë procedurave të kontrollimit të dokumentacionit në kufi, një mashkull shtetas i Serbisë (N.V., viti i lindjes 1993), ka ofruar 50 euro zyrtarit policor për të kaluar kufirin më dokumentacion që nuk plotëson kriteret për të kaluar kufirin. Lidhur me rastin është njoftuar Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, nga hetuesit policorë i dyshuari është intervistuar, si provë materiale është sekuestruar kartëmonedha prej 50 eurove dhe është iniciuar rasti nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘dhënie ryshfeti’. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Sipas Policisë së Kosovës, me aktvendim të prokurorit, i dyshuar dërgohet në ndalim policor deri në 48 orë.