Është vënë në pranga në flagrancë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) në Shqipëri një punonjës policie pasi i njëjti, të mërkurën rreth orës 17:30 në bulevardin “Bajram Curri”, gjatë drejtimit të motomjetit, ka përplasur kalimtarin P. F., 65 vjeç.
I moshuari është dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë, por ka vdekur rreth orës 21:00 si pasojë e plagëve të marra.
Si pasojë e aksidentit, i dëmtuar ka mbetur edhe vetë punonjësi i policisë.
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.


