Lajme

Arrestohet një polic në Fushë Kosovë

08/12/2021 16:16
nga:Gazeta Blic

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një rreshter nën akuzat se ishte përfshirë në një zënkë mes disa familjeve.

“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve ka pranuar informacione nga Stacioni Policor i Fushë Kosovës, se në fshatin Miradie e Ulët (Fushë Kosovë) në një rast zënke në mes disa familjeve ishte përfshirë edhe një Zyrtar Policor (R.B), me gradën Rreshter, me detyrë në Stacionin Policor Aeroporti”.

Sipas IPK-së incidenti ishte raportuar të ketë ndodhur të mërkurën, rreth orës 19:30, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Pas disa veprimeve hetimore, në konsultim me prokurorin kompetent, hetuesit e IPK-së në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë arrestuar tre persona njëri ndër ta edhe Zyrtarin Policor (R. B) që ishte i përfshirë në këtë incident”.

Kallëzimi penal i përbashkët IPK-PK është dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

IPK ka rekomanduar që të dyshuarit, Zyrtarit Policor (R. B), ti shqiptohet masa administrative suspendim nga puna.