Lajme

Arrestohet një polic, dyshohet se keqtrajtoi një qytetar gjatë detyrës zyrtare

04/10/2021 21:07
nga:M K

Është arrestuar një polic nën dyshimin për “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”, njofton Inspektorati Policor i Kosovës.

Qytetari e kishte njoftuar rastin në stacionin policor në Prishtinë, ndërsa paraprakisht ishte shoqëruar në stacionin policor për shkak të mos respektimit të masave anti-COVID.

Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorin kompetent, i cili ka qenë në vend të ngjarjes, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar një zyrtar policor (punonjës në stacionin policor “Qendra”) që ishte i përfshirë në këtë incident.

“Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Edhe qytetarit të shoqëruar në stacionin e policisë i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë nga Prokuroria”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit Policor.

Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti.

LEXO EDHE:

Akuza të forta për Kurtin nga LDK-ja: Në kohë krize, po merret me çështjet e brendshme të Shqipërisë