Lajme

Arrestohet një person për vrasje në tentativë

10/22/2021 15:27
nga:M K

Është arrestuar një person për vrasje në tentativë.

Këtë e ka konfirmuar vet Policia e Kosovës përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, përcjell GazetaBlic.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Vatë të Kaçanikut.

Më poshtë edhe komunikata e plotë.

Arrestohet një person për vrasje në tentativë
Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 11:55 ka pranuar një informacion se afër pompës së benzinës ‘’Vata petrol’’ në fshatin Vatë të Kaçanikut është një rast therje me mjet të fortë ( thikë) .
Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe pas një punë intensive të policëve të rendit dhe hetues , rreth orës 12:25 kanë arritur të arrestojnë personin e dyshuar me inicialet F.N (M/K) i moshës 22 vjeçar, i cili kishte therur me një mjet të fortë ( thikë) personin tjetër me inicialet T.D ( M/K) i moshës mbi 30 vjeç , i cili nga ky incident ka pësuar lëndime të rënda në kraharorë dhe pasi ka pranuar ndihmën mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj , i njëjti për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
Shkak i këtij incidenti kishte ardhur pas një mosmarrëveshje që kishin këta të dy një javë më parë në fshatin e tyre Vatë.
I dyshuari, pasi është arrestuar nga policia është shoqëruar në stacionin policor dhe po intervistohet , për procedura të mëtejme hetimore .
Ndërkaq, në vendin ku ka ndodhur ngjarja janë kyçur edhe Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , për të mbledhur dëshmi materiale dhe deklarative se si ka ardhur deri të ky incident.

/GazetaBlic/