Lajme

Arrestohet një person për vjedhje në Pejë

10/25/2022 21:28
nga:G B

Një person është arrestuar për vjedhje në Pejë, raporton Gazeta Blic.

Policia njofton se i dyshuari është Z.R, i lindur me 1957 shtetas i Malit tё Zi dhe dyshohet se ka vjedhur 2 telefona në xhaketën e një personi në një lokal.

Njoftimi i plotë:

Me datën 25.10.2022, në Stacionin Policor në Pejë, ёshtё paraqitur viktima, i cili deklaron se deri sa ishte duke qëndruar nё njё lokal nё Rrugën “Adem Jashari” nё Pejё, nё tavolinёn e tij e ka lёnё xhaketën dhe ёshtё larguar pёr pak kohё, pasi qё ёshtё kthyer e ka vërejtur se i mungojnë dy (2) telefona celular tё cilёt i kishte nё xhaketë, i dyshuari i cili kishte marr telefonat ёshtё larguar nga vendi i ngjarjёs.

Pas një pune intensive nga zyrtaret Policor tё Stacionit Policor nё Pejё, ёshtё arritur tё identifikohet dhe arrestohet i dyshuari:

Z.R. i lindur me 1957 shtetas i Malit tё zi

Pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё, ndёrsa viktimёs iu janё kthyer telefonat e vjedhur.