Sipas njoftimit të policisë, Policia Kufitare e Kosovës (Gjakovë), patrulla në Vermicë, sot rreth orës 06:45 gjatë realizimit të planit operativ “Migrimi i parregullt”, kanë vërejtur lëvizje të dyshuara të një automjeti.
Pasi që patrulla e policisë ka mbajtur nën vëzhgim automjetin, kanë vërejtur se disa persona kanë vrapuar nga pylli dhe kanë hyrë në këtë automjet.
Ndaj të dyshuarve janë ndërmarrë veprimet e nevojshme operative dhe automjeti i dyshuar është ndaluar.
Me këtë rast është identifikuar i dyshuari-vozitësi i automjetit, mashkull kosovar dhe katër shtetas tjerë të huaj, migrant të parregullt.
Sipas komunikatës të policisë, janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme nga njësitet relevante dhe me urdhër të prokurorit i dyshuari është ndaluar kurse personat shtetas të huaj janë proceduar sipas ligjit për të huaj.
Alarmante: 2 mijë e 50 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


