Një person është arrestuar në Çagllavicë, pasi që i njejti dyshohet se ka kanosur me armë një person tjetër.
Policia njofton se të dyshuarit i është konfiskuar një armë zjarri me një karikator dhe 50 fishekë të cilat i kishte me leje, raporton GazetaBlic.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 14:00.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kanosur me armë viktimën mashkull kosovar. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri me një karikator dhe 50 fishekë të cilat i kishte me leje. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.