Lajme

Arrestohet një person për grabitje në Graçanicë

10/19/2024 21:59
nga:Y I

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet për një grabitje që e kishte kryer më 29 shtator të këtij viti në Graçanicë.

Policia tha se kishte nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore që nga dita e raportimit, teksa identifikimi i të dyshuarit është bërë tek sot.

“Puna e hetuesve policor, të cilët që nga dita e raportimit kanë ndërmarrë veprimeve operative e hetimore, ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar: – I.J . mashkull, 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.