Një person është arrestuar sot në Kaçanik, pasi ka gjuajtur me armë zjarri, raporton Gazeta Blic.
Policia njofton se ai është liruar më pas me procedurë të rregullt, ndërsa rasti është cilësuar “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Njoftimi i plotë:
Sot, rreth orës 04:00 të mëngjesit, policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informacion se në fshatin Strazhë të Kaçanikut ka gjuajtje me armë zjarri.
Policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë është nisur në drejtim të fshatit Strazhë dhe aty ka ndaluar disa persona për kontroll, ndërsa ke i dyshuari me inicialet B.M (M/K) i moshës 33 vjeçar ka gjetur dhe si prova materiale më pas ka konfiskuar një armë zjarri (pistoletë) me një karikator, pa fishekë.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.


