Një person është arrestuar për dhunë në familje në fshatin e Greme të Ferizajt sot gjatë ditës.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se i dyshuari është me inicialet A.A. dhe është 61-vjeçar.
“Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policët e rendit dhe hetuesit policorë, të cilët kanë arrestuar personin A.A ( M/K) i moshës 61 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje i kishte shkaktuar lëndime trupore vajzës së tij, e cila ka pranuar tretman mjekësor në qendrën emeregjente në Ferizaj”.
“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe gjatë intervistimit nga hetuesit policorë, ka pranuar se posedon një armë zjarri pa leje. Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari A.A është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit, pistoletë me 11 fishekë”, thuhet në njoftim.