Lajme

Arrestohet një person pasi ia theu xhamin e shtëpisë dhe e kanosi të moshuarin

01/06/2023 15:49
nga:G B

Policia e Kosovës në Ferizaj e ka arrestuar një 37-vjeçar me inicialet A.S., meqë të mërkurën e ka kanosur një 64-vjeçar me inicialet R.S. nga fshati Nerodime e Ferizajt, pasi ky i fundit, gjatë muajit të kaluar ka raportuar në stacionin e policisë se i riu ia kishte thyer xhamin e shtëpisë.

Organet e rendit njoftojnë se pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i dyshuari u dërgua në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë dhe kanosje’’.