Dje, një person në Zveçan është arrestuar pasi që të njejtit i është gjetur dhe konfiskuar një armë e zjarrit, një karikatorë me pesë fishekë dhe një thikë, raporton GazetaBlic.
Sipas raportit të policisë i dyshuari është arrestuar.
“ARMËMBAJTJE PA LEJE- Zveçan 12.01.2025-17:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, tek i njëjti gjatë kontrollit të tij, i është gjetur dhe konfiskuar; një armë e zjarrit, një karikatorë me pesë fishekë dhe një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”, thuhet në raportin e PK-së.