Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshimet për armë dhe municion, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme ku është kryer një kontroll në fshatin Grabovc të Zveçanit, gjegjësisht në një shtëpi dhe në një objekt përcjellës të saj.
Bëhet e ditur se gjatë kontrolli janë gjetur armë, municion dhe mjete shpërthyese.
Dëshmitë të cilat janë gjetur dhe janë konfiskuar janë:
dy mjete shpërthyese (granata dore) M-52,dy armë AK-47,një pushkë M-48 (karabinë)86 copë fishekë të armës AK-47,35 copë fishekë të armës M-48,3 karikatorë të armës AK-47
Nga Policia e Kosovës njoftojnë se lidhur me rastin është arrestuar një 56-vjeçar me inicialet D.R., i cili është shoqëruar në stacioni policor. I njëjti është intervistuar në prezencën avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të prokurorit, i dyshuari u dërgua në mbajtje për 48 orë.