KFOR-i ka bërë të ditur se një person me armë zjarri (lodër) në veri të Mitrovicës sot pasdite ka filluar të sillej në mënyrë agresive ndaj një patrulle të Karabinierëve.
Në njoftim bëhet e ditur se personeli i KFOR-it përdori armët dhe e urdhëroi të dyshuarin që ta ndalonte sjelljen agresive.
“Në vendin e ngjarjes kanë qenë të pranishme dy ekipe të Policisë së Kosovës. Ata arrestuan individin. Arma është identifikuar si një kopje e një pistolete ‘Walther P99’”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Tutje, në njoftimin e KFOR-it thuhet se personi i dyshuar është i njohur për autoritetet lokale, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.
“Ai aktualisht ndodhet në paraburgim në Policinë e Kosovës, në pritje të procedurave të mëtutjeshme ligjore”, thuhet në njoftim..