Lajme

Arrestohet një person në Skenderaj, pasi kanosi zyrtarët policorë

08/07/2022 09:55
nga:G B

Një burrë është arrestuar në Skenderaj, pasi i njëjti i ka kanosur zyrtarët policorë.

“Rr. Fehmi Xhevë Lladrovci, Skenderaj 06.08.2022 – 18:50. Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti i ka kanosur zyrtarët policorë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Pas intervistimit në konsultim me prokurorin rasti është iniciuar si më lartë, dhe shkon në procedurë të rregullt.