Lajme

“Do të vrasë Vuçiç-in, pastaj veten,” arrestohet një person pasi akuzohet se planifikoi vrasjen presidentit Vuçiq

03/28/2022 21:44
nga:Donika Fetahu

Policia serbe ka arrestuar të dyshuarin, Dragan.V, pasi që partnerja e denoncoi për dhunë në familje dhe planifikim të vrasjes së presidenti të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka gjetur dy pistoleta, rreth 200 copë fishekë, gjashtë thika dhe një laptop, raporton Tanjug.

Poashtu u tha se I njëjti është marrë në pyetje nga Prokuroria e Lartë Publike në Beograd, ku ka deklaruar se arma e gjetur nga policia është e babait të tij të ndjerë e poashtu ka mohuar akuzat e partneres së tij se kishte planifikuar vrasjen e presidentit serb.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e arrestit.

Ai akuzohet për veprën penale: Prodhim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse, për të cilën mund të dënohet deri në 12 vjet burgim.

I arrestuari në këtë rast raportohet se është pjesëtar i sigurimit të njërit prej liderëve të opozitës serbe.