Lajme

Arrestohet një person në Rahovec, rrahu motrën e tij

09/03/2024 09:40
nga:Sh R

Një person është arrestuar në Rahovec pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht motrën e tij.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.