Lajme

Arrestohet një person në Prizren për “vrasje në tentativë”

05/28/2024 09:17
nga:G B

Një person është arrestuar në Prizren për veprën penale “vrasje në tentativë” të ndodhur më 27 maj të këtij viti.

Sipas policisë, njësiti i hetimeve ka arritur që të lokalizoj të dyshuarit, i cili është intervistuar në prani të avokatit.

“Në lidhje me këtë është informuar prokurori i rasti, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim te dyshuarin për 48 ore. Rasti është nen hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

Personi i arrestuar është një nga gjashtë personat të cilët dje u shpallen në kërkim nga policia, pas një përleshje që kishte ndodhur më 22 maj në fshatin Gjonaj të Hasit.

Si pasojë e përleshjes dy persona kishin pësuar lëndime trupore, njëri nga arma e zjarrit dhe tjetri nga mjeti i fortë.

Lidhur me rastin policia ka shpallur në kërkim gjashtë persona, nga familja Likaj e fshatit Krajk nga komuna e Prizrenit.

Ata dyshohen për tri vepra penale si “Vrasje e rëndë në tentative”, “Lëndim i rëndë trupor“,”Mbajtje ne pronësi, kontroll apo posedim te paautorizuar te armeve” dhe” Pjesëmarrje ne rrahje”.