Lajme

Arrestohet një person në Prishtinë, po kërkohej nga shteti i Austrisë

10/10/2022 21:18
nga:G B

Sot nga zyrtarë policor të stacionit Qendra  të Prishtinës, është arrestuar një person i dyshuar për të cilin kishte urdhëresë ndërkombëtare, raporton Gazeta Blic.

Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, derisa ka thënë se arrestimi i personit të dyshuar është kryer në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

“Në koordinim me Njësitin për bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Prokurorinë Themelore të Prishtinës, respektivisht me Departamentin e Krimeve të Rënda, personi i arrestuar: -H.Z mashkull, 40 vjeç, pas përfundimit të procedurave policore, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë ai./Gazeta Blic/