Lajme

Arrestohet një person në Prishtinë për marrje ryshfeti

09/05/2023 09:10
nga:Sh R

Një person është arrestuar pas dyshimit se ka kryer veprën penale “marrje ryshfeti”.

Një person është arrestuar të hënën e katër shtatorit pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “marrje ryshfeti”.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Prishtinë.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se nga i dyshuari janë sekuestruar disa prova.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale marrje e ryshfetit. Nga i dyshuari në cilësi të provave janë sekuestruar një shume e te hollave, një telefon celular si dhe disa pajisje mjekësore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.