Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Prishtinë, i cili kërkohej nga autoritetet polake me urdhër arrest ndërkombëtar.
Rasti ka ndodhur të premten në rrugën “Sheshi i Arbrit” në Prishtinë, në ora 11:45.
“Pas një pune operative në teren nga FAST-Kosova është lokalizuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili kërkohet nga autoritetet polake me urdhër arrest ndërkombëtar”, thuhet në raport.
I njëjti me urdhër të prokurorit kujdestar është dërguar në qendrën e mbajtjes me qëllim të vazhdimit të procedurës penale.