Lajme

Arrestohet një person në Prishtinë i dyshuar për sulm seksual

10/14/2021 10:16
nga:M K

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar një person në Prishtinë, nën dyshimin për ngacmim seksual dhe sulm.

Arrestimi i tij është bërë pasi dyshohet se i njëjti ka sulmuar seksualisht një femër, transmeton lajmi.net.

Pas intervistimit, i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë, 02.07.2021- 10.09.2021 – 17:00-23:43. Lidhur me veprat e cekura me 13.10.2021 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e kishte sulmuar dhe ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”.