Lajme

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se vodhi në një market

01/27/2025 10:37
nga:N K

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që dyshohet se ka vjedhur në një market, raporton Policia e Kosovës.

Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje pas intervistimit.

“Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë / 01.01.2025 – 03.01.2025 – NN. Me 26.01.2025 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar në dyshimin se i njëjti me datat e lartcekura ka kryer vjedhje në një market. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.