Lajme

Arrestohet një person në Podujevë, rrahu familjarët

11/02/2023 08:57
nga:N K

Ditën e djeshme është arrestuar një person në Podujevë për dhunë në familje.

Dyshohet se i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj katër grave.

Katër viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është në procedurë hetimore.