Një person është arrestuar të martën në Podujevë, pasi që i njëjti dyshohet se kishte kryer veprën penale “Sulm seksual” ndaj viktimës femër.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“SULM SEKSUAL Podujevë / 28.05.2024 – 12:40. Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se i njëjti e kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.