Është arrestuar një person në Podujevë, pasi dyshohet se nga pakujdesia ka djegur disa hektarë mal të një personi tjetër.
Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar.
“Është arrestuar i dyshuar i mashkull kosovar, pasi që nga pa kujdesia e tij kishte djegur-kallur rreth disa hektar mal të ankuesit mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e policisë.