Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar një person në Podujevë, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së saj.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën, rreth orës 06:45.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se para disa ditëve, bashkëshorti saj i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se viktima me dëshirën e saj, ka shkuar të jetojë te familjarët e saj.


