Lajme

Arrestohet një person në Pejë, në gjendje të dehur sulmoi një polic

07/27/2024 08:47
nga:Sh R

Një person është arrestuar në Pejë pasi dyshohet se në gjendje të dehur ka sulmuar një polic.

Rasti ka ndodhur të premten në rrugën “Mbreti Pirro”, rreth orës 01:20.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për arsye se i njëjti në gjendje të dehur kishte penguar dhe sulmuar zyrtarin policor derisa po merrej me rastin “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, thuhet në raportin e PK-së.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.