Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar një person në Pejë, pasi që i njëjti dyshohet se kanosi viktimën dhe ia dëmtoi shtëpinë.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur në rrugën “Gaco Kanda”, të shtunën rreth orës 08:30.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi e kishte kanosur viktimën si dhe i kishte dëmtuar shtëpinë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.


