Lajme

Arrestohet një person në Novobërdë, dyshohet se dhunoi një grua

09/18/2026 09:47
nga:L J

Një burrë është arrestuar mbrëmjen e së enjtes në Novobërdë, nën dyshimin se ka dhunuar një grua.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është raportuar si dhunim dhe pas marrjes së informacionit, njësitë policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime policore për procedurat e mëtejme hetimore”, thotë PK.