Një person është arrestuar në Bare të Mitrovicës pasi që i njëjti dyshohet se ka fotografuar fletëvotimin.
Sipas informatave nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë i arrestuari është një 18-vjeçar.
“Në shkollën Xhevat Jusufi në Mitrovicë është arrestuar një 18-vjeçar, pasi që i njëjti dyshohet se e ka fotografuar fletëvotimin. Sipas Prokurorisë, i dyshuari ka pretenduar se votën do t’ia dëshmonte familjes, sepse ishte hera e parë që ai po votonte”, ka raportuar T7.
Deri më tani ky është incidenti i parë që është regjistruar në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.


