Lajme

Arrestohet një person në Lipjan, rrahu ish të dashurën nga Maqedonia e Veriut

10/30/2021 09:45
nga:M K

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Lipjan, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht ish të dashurën e tij, e cila është shtetase e Maqedonisë së Veriut.

Rasti ka ndodhur më datën 29 tetor, rreth orës 20:20.

“Viktima femër shtetase e Maqedonisë së Veriut, ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK pasi që e njëjta është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, njofton Policia.