Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Lipjan, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht ish të dashurën e tij, e cila është shtetase e Maqedonisë së Veriut.
Rasti ka ndodhur më datën 29 tetor, rreth orës 20:20.
“Viktima femër shtetase e Maqedonisë së Veriut, ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK pasi që e njëjta është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, njofton Policia.