Lajme

Arrestohet një person në Lipjan, rrahu dy vajzat e tij të mitura

03/21/2024 09:20
nga:G B

Një burrë është arrestuar në Lipjan nën dyshimin se ka rrahur dy vajzat e tij të mitura.

Sipas raportit të përditshëm të policisë, dy vajzat e mitura janë intervistuar në prezencë të punëtorit të Qendrës për Punë Sociale (QPS) ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte rrahur dy vajzat e tij të mitura. Viktimat janë intervistuar në prezencë të punëtorit të QPS-së, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.