Lajme

Arrestohet një person në Kliqinë të Pejës për armëmbajtje pa leje

09/21/2023 09:00
nga:Sh R

Është arrestuar një person në fshatin Kliqinë të Pejës për armëmbajtje pa leje.

Sipas policisë, atij i janë gjetur dhe konfiskuar një AK-47, dy karikatorë dhe 10 fishekë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i është gjetur dhe konfiskuar një AK-47, dy karikatorë dhe 10 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.