Lajme

Arrestohet një person në Klinë, i bëri për spital nënën dhe motrën e tij

09/14/2024 10:50
nga:Y I

Është arrestuar një person në Klinë, pasi i njëjti dyshohet se ka rrahur nënën dhe motrën e tij.

Policia ka bërë të ditur se të dyja kanë pranuar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht dy viktimat nënën dhe motrën e tij”.

“Viktimat kane pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.